Flash News

E-TJERA

“Kapeni hajdutin”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ti në çdo akt që firmos vetëm vjedh

“Kapeni hajdutin”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ti në

Reshjet e dendura të këtyre ditëve kan shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të vendit. Qarku i Shkodrës vlerësohet më problematiku ku mbi 2.000 ha tokë janë përmbytur.

Nga Shkodra, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se përmbytjet erdhën si shkak i qeverisë e cila hapi digat për të shkarkuar ujin, pa njoftuar qeverinë vendore.

Deklaratës së Berishës, i është përgjigjur Rama me një postim në Twitter, i cili akuzon se qeveria Berisha dikur ka vjedhur më shumë.

“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, edhe Berisha nuk i është kursyer. Nga konferenca që mbajti në Shkodër, kryedemokrati u shpreh se Rama në çdo akt që firmos vetëm vjedh. Berisha tha se dikur tenderat e KESH bëheshin transparent në sy të gazetarëve, ndërsa sot mediat nuk mund të kontrollojnë asnjë tender.

“Ai në çdo akt që firmos siç tha vetë fap fap fap vetëm vjedh. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument “si mund të vjedhë një burrë dy metra”. Nuk ka shqiptar që e pranon një argument të tillë. Tu bëj një pyetje: a keni kontrolluar ju një tender të vetëm për energjinë këto kohë? Përpara, një zv.ministër i merrte gazetarët dhe i hapte zarfat para tyre. Sot çfarë ka ndodhur me KESH? Asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë asnjë tender të këtij institucioni. Para një viti hapën një tender për një platformë dixhitale prokurimesh. Në shkurt tenderi dështoi. Në korrik na shfaqet si fantazmë platforma dixhitale. Askush nuk e dinte kush e ndërtoi. Ajo platformë e ndërtoi një nga hajdutët që merr pjesë në vjedhjet e KESH. Janë kapur me dokumente se si kanë hapur portat e kaskadës, kanë shitur energjinë me 40 euro megavat, dhe klientela e ka shitur me jo më pak se 100 euro. Nëse Rama ka probleme të bëhet burrë dhe ti çojë në SKAP e tij”, tha Berisha.

Të fundit