Flash News

E-TJERA

Kapet 41-vjeçari rumun me 11 identitete, mashtronte klientët në internet për produkte që nuk i posedonte

Kapet 41-vjeçari rumun me 11 identitete, mashtronte klientët në
Foto ilustruese

Pas një hetimi 4 vjeçar është bërë i mundur arrestimi i një rumuni për mashtrim kompjuterik. Policia bën me dije se në bashkëpunim me homologët është bërë e mundur kapja e A. T, 41-vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Gjermani.

"Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasin A. T, 41 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe në bashkëpunim me autoritet policore gjermane është bërë prangosja e këtij shtetasi, në Gjermani", thuhet në njoftimin e policisë.

41-vjeçari ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që mund të ketë pasur edhe më shumë, për të shitur pajisje nëpërmjet internetit, të cilat nuk i posedonte.

Në funksion të kësaj, ai kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import". Nga hetimet e kryera, policia ka evidentuar se 41-vjeçari ka përfituar nga veprimtaria e jashtëligjshme 426.577 euro, por mund të ketë fituar edhe më shumë, pasi ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara.

Të fundit