Flash News

E-TJERA

Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i Patrullës në Tropojë

Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë inspektor F. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për përfshirje në vepra penale të lidhura me kontrabandën dhe mosbindjen ndaj forcave të rendit.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pas një ngjarjeje të ndodhur më 24 maj 2025, rreth orës 18:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” me rimorkio të ngarkuar me një depozitë të mbushur me karburant (naftë), kaloi territorin doganor të Qafë Morinës, duke mos iu bindur urdhrave të shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe atyre Doganore për verifikimin e mallit dhe ndjekjen e procedurave përkatëse.

Pas ndalimit dhe veprimeve hetimore të kryera nga autoritetet, rezultoi se sasia e karburantit të ngarkuar ishte 840 litra. Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vijimin e veprimeve ligjore.

Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i

Të fundit