Flash News

E-TJERA

Kapshtica e mbyllur deri më 22 mars, por ka dhe përjashtime

Kapshtica e mbyllur deri më 22 mars, por ka dhe përjashtime
Pika kufitare e Kapshticës

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars. Kështu bëri me dije ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa shtoi se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nuk do të lejohet.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Ndërkohë, mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Të fundit