Flash News

E-TJERA

Karamuço bën deklaratën e fortë: Një kryetar bashkie në jug përdor drogë

Karamuço bën deklaratën e fortë: Një kryetar bashkie

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një kryebashkiak në Jug, të cilit nuk ja dha identitetin.

I ftuar në Abc News, Karamuço deklaroi se një kryetar bashkie në jug përdor drogë kokainë dhe ka krijuar shqetësime edhe te vartësit e tij. Karamuço tha e duhet patjetër të merren masa për administratën. 

“Në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile”, tha Karamuço.

Të fundit