Flash News

E-TJERA

Karamuço: Të gjithë kandidatët për kreun e SPAK sot gabuan te një përgjigje

Karamuço: Të gjithë kandidatët për kreun e SPAK sot

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço vuri në dukje se të 4 kandidatët për kreun e SPAK gabuan në një prej pyetjeve kyçe gjatë intervistimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

I ftuar në Top Story ai tha se procesi mbante qartësisht “frymën amerikane” që prej formimit të SPAK-ut, si në trajnimet, ashtu edhe në mënyrën e përzgjedhjes së pyetjeve, të cilat kishin shpesh karakter psikologjik dhe testues për integritetin profesional.

Karamuço theksoi se kandidatët duhej të kishin reaguar ndryshe në momentin kur në skenar u simulua një ndërhyrje e papërshtatshme në një takim formal, duke deklaruar se do ta raportonin. 

“Që në fillim SPAK u ka marrë ngjyrime amerikanë. Nga trajnimet dhe personat e përzgjedhur. Kjo frymë është përcjellë edhe në KLP. Pyetjet kanë qenë edhe me aspektin psikologjik, si sillen dhe si zgjedhin një alternativë të mundshme në një situatë. Përgjigjet kanë qenë të gabuara, ata duhet të thoshin, ‘këtë ndërhyrje që bëtë në një takim formal do ta raportoj’.

Z. Dumani e ka pasur në majë të gjuhës kur i është kërkuar informacion shtesë, ka thënë ‘stop’. Ata u përpoqën të ishin të njerëzishëm. Z.Braho bëri mirë që e nxori atë gotën se nuk pihet me shishe në atë institucion. U dha një mësim të mirë organizatorëve”-tha Karamuço.

Të fundit