Flash News

E-TJERA

Karamuço zbulon rrjetet që po e ‘përmbytin’ Shqipërinë me armë

Karamuço zbulon rrjetet që po e ‘përmbytin’

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha se ekzistojnë disa linja të trafikut të armëve drejt Shqipërisë të cilat përdoren nga grupet kriminale.

Në Euronews Albania, ai shpjegoi se arma shihet si mjet shumë i rëndësishëm nga grupet kriminale duke renditur edhe llojet e armëve që tregtohen.

"Ka një linjë të konsoliduar të armëve, disa janë armë të prodhimit slloven, është një linjë që vjen nga Sllovenia, kalon në Bosnje, Mal të Zi dhe futet në Shqipëri, por është edhe linja e industrisë ushtarake të Serbisë, u fut shumë në tregun e zi. Kemi edhe linjën turke, që është edhe linja e tretë. Kemi parë edhe armë elitë të forcave speciale turke që kanë qenë në duar të organizatave kriminale. Kemi edhe armë relike, që këta i kanë parë filma, shumë i kanë për fame, i mburren njeri-tjetrit për armët e mira që kanë në brez", tha Karamuço.

Të fundit