Flash News

E-TJERA

Kartolinë urimi nga BE: Krishtilindje të gëzuara! Puna jonë për ta sjellë Shqipërinë afër BE-së vazhdon

 Kartolinë urimi nga BE: Krishtilindje të gëzuara! Puna jonë

Delegacioni i Bashkimit Evropianë në Tiranë ka përcjellë urimet e Krishtlindjes për besimtarët e krishterë në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, delegacioni i BE-së i uron shqiptarëve Krishtlindje të gëzuara.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri”, shkruan delegacioni në Twitter.

Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, në kartolinën e urimit, nënvizon çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Puna jonë për të sjellë më afër Shqipërinë në BE vazhdon: nisja e negociatave të anëtarësimit me Tiranën ishte një nga pikat kyçe”, thuhet në kartolinën e urimit.

Të fundit