Flash News

E-TJERA

KAS për mitingun e Ramës me punonjësit e bashkisë: Celibashi s’duhej ta lejonte

KAS për mitingun e Ramës me punonjësit e bashkisë: Celibashi

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e ka cilësuar mitingun e Ramës me administratën e Bashkisë së Tiranës, të paligjshme.

Sipas KAS, ky takim nuk duhej të ishte zhvilluar dhe kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, duhej të kishte ndërmarra masa për të mos e lejuar.

Vendimi u mor në mënyrë unanime pas ankesës së Qëndresës Qytetare. Sipas Qëndresës Qytetare, Celibashi duhej ta ndalonte takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë.

Një ditë më parë, KQZ vendosi të rrëzojë Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramën me arsyetimin se grumbullimi i 20 shkurtit, ishte i ndryshëm nga ajo çka u kërkua nga institucionet.

Të fundit