Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon kërkesat e PD-së dhe Boiken Abazit për qarkun e Tiranës

KAS rrëzon kërkesat e PD-së dhe Boiken Abazit për qarkun e

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, më konkretisht kandidatit Boiken Abazi, sa i takon Qarkut të Tiranës. Vendimi është marrë para pak minutash dhe bëhet fjalë për kërkesën e PD-së për informacione shtesë dhe kërkesën e LVV-së për administrimin e kamerave të sigurisë në shkollën Arben Broçi.

Që prej fillimit të këtij procesi ankimor, PD ka kërkuar që të jetë KAS që të grumbullojë prova shtesë nga institucionet për manipulimin që sipas tyre iu është bërë zgjedhjeve, por kjo gjë nuk është pranuar nga KAS me arsyetimin se nuk janë institucion hetimor.

KQZ nga ana e saj i ka dhënë KAS-it të dhëna sa i takon paisjes PEI, që mundëson identifikimin elektronik, ku në disa qarqe është vënë re se persona të ndryshëm kanë votuar më shumë se njëherë, por derimë tani nuk ka indicie për një hetim nga ana e prokurorisë.

KAS vendosi rihapje të kutive dhe rinumërim të votave vetëm në qarkun e Beratit, ku LSI pretendonte mandatin e parë, por përveç një ngushtimi të diferencës, rinumërimi i pothuajse gjysmës së kutive të qarkut nuk solli ndryshim në final.

Të fundit