Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon KQZ-në, pranohet lista e plotë e kandidatëve të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim''

KAS rrëzon KQZ-në, pranohet lista e plotë e kandidatëve

Komisioni i Ankesave dhe Sankioneve ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës së kandidatëve për deputet të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim'' për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

"Me shumicë votash, pranonim e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021", tha kreu i KAS.

KAS i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, e cila do të hyjë me listë të plotë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke rikthyer në garë kandidatët e skualifikuar. 

Gjithashtu janë zbardhur dhe votat në KAS se kush votoi pro dhe kush kundër mbi ankimimin e PD-së: 

Elvin Lako – Kundër pranimit të ankimimit

Elvis Çefa –Pro pranimit të ankimimit

Ilirjan Rusmali – Pro pranimit të ankimimit

Koli Bele –  Kundër pranimit të ankimimit

Ledio Braho –  Pro pranimit të ankimimit

PD ankimoi vendimin e KQZ-së, e cila i miratoi listën finale me vetëm 153 kandidatë, duke ja hequr kandidatët që ajo i konsideronte të tepërt. PD e konsideroi një vendim të padrejtë, të paligjshëm dhe të diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Sipas KQZ në listat e koalicionit "PD-AN" kishte më shumë kandidatë seç duhej: në Elbasan 6 kandidatë më tepër, në Dibër 3, Fier 6, Berat 6, Durrës 6, Korçë 9, Kukës 6, Lezhë 3, Shkodër 9, Tiranë 9, Vlorë 6 dhe Gjirokastër 9 emra më shumë.

 

Të fundit