Flash News

E-TJERA

“Katar 2022”, FIFA hedh sot shortin për grupet e Botërorit

“Katar 2022”, FIFA hedh sot shortin për grupet e Botërorit

FIFA do të hedhë sot shortin për grupet e Kampionatit Botëror “Katar 2002”. Shorti do të hidhet në Dha, në orën 18:00, për të mësuar 8 grupet me nga 4 skuadra.

Pra, 32 skuadrat do të ndahen në 8 grupe, ku secili grup do të ketë maksimumi 2 kombëtare evropiane. Në vazon e katërt do të vendosen tre skuadrat e fundit, të cilat do të kualifikohen pas fazës së play off-it.

Përfaqësueset e kontinenteve e kanë të pamundur të përballen në fazën e grupeve.

FIFA ka përcaktuar më herët se si do të ndahen në vazo ekipet:

VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,

VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai

VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi

VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja

Të fundit