Flash News

E-TJERA

Katar 2022/ Holanda triumfon ndaj Turqisë, Francës i mjafton ‘magjia’ e Grizman, Danezët rikthehen pretendentë

Katar 2022/ Holanda triumfon ndaj Turqisë, Francës i mjafton

Ndeshjet e djeshme në kualifikueset e Katar 2022 u mbyllën me supersfidën Holandë-Turqi. Skuadra e Van Galit mundi me rezultatin 6 me 1 turqit.

Dukej se dueli mes dy skuadrave jo vetëm që do të ishte ‘i nxehte’, porritej edhe një dyluftim i ashpër. Megjithatë ishin holandezët ata që shënuan që në sekondat e para të ndeshjes me golin e Klasen. Më pas Depaj përfitoi nga gabimet e prapavijës turke duke shënuar 3 golëshin e tij, e ndjekur nga Til E Malen që e çuan rezultatin në 6.

Të mbetur me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq Sojunçu në fund të pjesës së parë, turqit shënuan vetëm golin e nderit nga Under.

Suksesi pati edhe Norvegjia e cila mundi me rezultatin 5 me 1 Gjibraltarin, 3 gola nga të cilët u shënuan nga Haland.

Francës i mjaftoi Grizman me prekjet e tij magjike duke i dhënë një fitore spektakolare francezëve, 2-0 ndaj Finlandës. Shanset e Francës drejt kualifikimit në botërorin e Katar 2021 janë më të larta.

Danimarka është vetëm një fitore larg botërorit. Me hapat prekte që kanë ndërmarrë danezët duke ‘shkatërruar’ Izraelin me rezultatin 5-0. Kjo është ndeshja e 6-të që fiton Danimarka dhe një kombinim i fitoreve do t’i jepte asaj shanset për tu kualifikuar në Katar 2022.

Të fundit