Flash News

E-TJERA

Kavajë, mbyten dy pushues nga Maqedonia e Veriut në plazhin e Spillesë

Kavajë, mbyten dy pushues nga Maqedonia e Veriut në plazhin e

Dy persona kanë humbur jetën në plazhin e Spillesë në Kavajë. 

Mësohet se dy viktimat janë dy pushues të moshuar që kishin ardhur nga Maqedonia e Veriut. Fatkeqësisht, ata janë mbytur për shkak të dallgëve të mëdha. 

"Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia paraprakisht. 

Të fundit