Flash News

E-TJERA

“Kë këllqe për ta mbështetur”, ligji për të përndjekurit ‘përplas’ Manjën me Alibeajn në Kuvend

“Kë  këllqe për ta mbështetur”, ligji për

Ligji për ish të përndjekurit politikë ka ‘përplasur’ në Kuvend ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja edhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Manja deklaron se ka kohë që është distancuar nga komunizmi, ndërsa u pyet nga Alibeaj në debat nëse ka kurajë politike për ta mbështetur dekomunistizmin.  

Pjesë nga debati:

Ulsi Manja: Ka të përndjekur politikë që ende nuk e kanë marrë dëmshpërblimin që iu takon. Edhe si kompensim moral, se rininë nuk ua kthejmë dot. Kurrë nuk e kemi harruar për shtresë. Ndoshta ua kemi vonuar por kjo nuk do të thotë që nuk do marrin atë që takojnë. E kisha me merak ta them këtë. Ta votojmë ligjin për rritjen e aksesit për dokumentet zyrtare.

Alibeaj: Ulsi, të falënderoj që i përmend të përndjekurit. E di që nuk e ndjen, por i përmend. Por kërkoj dhe dy gjëra. Për Havzi Nelën, ke një qëndrim ti? Për kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës ti nuk mbajte ndonjë qëndrim. Ligji i dekomunistizimit, ke ti këllqe, kuraje politike për ta mbështetur. Kjo tregon sa të pikon në zemër deri në fund. Je i vetmi që e merr guximin për ta thënë formalisht, çoje deri në fund.

Ulsi Manja: Kam qëndrime për të gjitha çështjet e debatueshme në opinionin publik. I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politikë. Nuk besoj se është salla për të treguar se kush anti-komunist. Ka rëndësi qëndrimi me të kaluarën.

Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. I dhamë mundësi shqiptarëve që të njihen me të kaluarën. Për të zhdukurit, kemi ndryshuar ligjin dhe sot në bashkëpunim me OKB kemi nisur punën që të pagjeturit, t’u japim një varr.

Lidhur me qëndrimet e mia, qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga komunizmi. Ftoj ta bëni dhe ju se keni komunistin më të egër. Një njëri që po minon demokracinë, merrni njëherë qëndrimin për anti-amerikanin e fundit. Unë jam i qartë tek puna që bëj. Kam mbështetje ta sjell atë ndryshimin e ligjit këtu.

Të fundit