Flash News

E-TJERA

KE kundërshton objektivin e Charles Michel për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030

KE kundërshton objektivin e Charles Michel për zgjerimin e BE-së

Komisioni Europian ka kundërshtuar sot objektivin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

Kreu i Këshillit të Europës, Charles Michel tha i të hënën në samitin e Bledit në Slloveni se BE-ja duhet të anëtarësojë vende të tjera deri në vitin 2030.

Por zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant, tha se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e KE Ursula Von Der Leyen për përmbajtjen e fjalimit të tij që kishte të bënte me zgjerimin e BE-së.

“Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, tha zëdhënësja e KE.

Spinant këmbënguli se zgjerimi i BE është një proces i bazuar në merita dhe se vendet kandidate do të lejohen të anëtarësohen pasi të kenë përmbushur kërkesat e BE.

 

Të fundit