Flash News

E-TJERA

Berisha vs. Basha në sondazhin e Euronews: Kë preferojnë qytetarët e Durrësit në krye të PD-së?

Berisha vs. Basha në sondazhin e Euronews: Kë preferojnë

Qytetarët e Durrësit do ta votonin më shumë Partinë Demokratike, nëse në krye të saj do të ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%).

Berisha vs. Basha në sondazhin e Euronews: Kë preferojnë

Rezultatet e një ankete të zhvilluar nga Barometri i “Euronews Albania” tregojnë se katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Lulzim Basha.

Thuajse dy në tre (65%) qytetarë të bashkisë Durrës nuk do votonin Partinë Demokratike në rast se në krye të saj është Sali Berisha.

Berisha vs. Basha në sondazhin e Euronews: Kë preferojnë

Thuajse 70% e qytetarëve të Durrësit, që në zgjedhjet e 25 Prillit votuan Partinë Demokratike, do votonin përsëri PD-në nëse Sali Berisha do ishte kryetar i saj.

Ndërsa një në tre (33%) votues të djathtë durrsakë, do votonin Partinë Demokratike nëse Lulzim Basha është kryetar.

Të fundit