Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Kemi kryetar, jo lider”, Kadilli: Nëse heshtja e Bashës aprovon, PD pas 30 vitesh është në konflikt me DASH

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të heshtë për përplasjen Kim-Berisha, pas ultimatumit të ambasadores amerikane për të mos lejuar pranimin e ish-kreut të demokratëve në parlament.
Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar Bashën më shumë një kryetar “që ka vetëm letrën e komisionit, ka vulën dhe zyrën” se sa një lider.
Ai ka renditur disa nga tiparet që do ta bënin Bashën një kryetar të denjë, teksa shton se renditja e tyre në Partinë Demokratike është e kotë, pasi “kryetari fshihet! Mungon! Nuk është! Nuk flet! Fshihet si miu prapa poçes”.
“Situatë perfekte për atë që s’do të bëjë asgje. S’do të bëj as kryetarin! Ja le Berishës ta shpallë qëndrimin. Prandaj njerëzit nuk e besojnë për kryetar. Nuk flet kur flet kryetari. Flet ai tjetri, ose të tjerë në vend të tij. Prandaj nuk krijon dot besim. Prandaj populli nuk e sheh si lider. As vetë partia nuk e konsideron të tillë”, shkruan Kadilli.
Sipas tij, në rast se heshtja e Bashës është aprovim i deklaratave të Berishës, se ‘Basha është me të’, atëherë vetë Partia Demokratike për herë të parë në 30 vjet, është në konflikt zyrtar me Departamentin e Shtetit.
“Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e PD-së, se sa të Departamentit të Shtetit”, vijon Kadilli.
Postimi i plotë:
Kemi kryetar, por jo Lider
Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme.
Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar të bëjnë idetë politike që shpall. Të bëjnë kauzat. Të bëjnë fitoret dhe humbjet. Të bëjnë kurajo dhe realizmi për të parë pa ngurim të vërtetën. Kryetar të bëjnë betejat, të bëjnë shokët që zgjedh. Të bën aftesia për të ndërtuar partneritet me bashkëpunëtorët, me qytetarët, me aleatët, me faktorët e ndryshëm. Të bën emri që krijon si imazh, si ikonë, si perceptim publik. Të bën karakteri i mirë a i keq qoftë. Dhe lista vazhdon... gjithkush mund të shtojë edhe imtësi të tjera jo shumë të dukshme.
Por për ne të PD renditja e tyre është e kotë. Ne në PD kemi kryetar që ka vetëm letrën e komisionit, ka vulën dhe zyrën dhe gjëndjen mendore që t’i bëjë të paqena gjithë këto tipare që renditim. Nuk do lodhesha t’i renditja, por besoj se vetëm kjo listë shërben si pasqyra ku kryetari në vend të portretit të tij, sheh vetëm avull.
Në krizën më të rëndë në raportin e PD me partnerin strategjik të Shqipërisë, kryetari fshihet! Mungon! Nuk është! Nuk flet! Fshihet si miu prapa poçes.
Situatë perfekte për atë që s’do të bëjë asgje. S’do të bëj as kryetarin! Ja le Berishës ta shpallë qëndrimin. Prandaj njerëzit nuk e besojnë për kryetar. Nuk flet kur flet kryetari. Flet ai tjetri, ose të tjerë në vend të tij. Prandaj nuk krijon dot besim. Prandaj populli nuk e sheh si lider. As vetë partia nuk e konsideron të tillë. Kot shpenzon për kompani fushatash dhe lobimesh. Heshtja e Bashës në këtë moment dramatik kur kemi një konflikt të hapur mes Departamentit të Shtetit dhe Berishës nuk i jep lidership demokratit të thjeshtë.
Berisha është në të drejtën e vet të mbrohet. Do të mbrojë veten, familjen dhe historinë. Por kryetari duhet të flasë në emër të partisë. Të mbrojë partinë. Të mbajë qëndrim parimor në emër të partisë. Vetja, familja dhe historia e kryetarit është partia. Partia pret që ai ti dalë zot. Ai hesht! Nxjerr diku hijen, jo kokën. Na shërben një editorial pa emër nga një portal. Përpiqet të ndërtojë një linjë politike si tel pelivani. Do ta mbajë mirë edhe me amerikanët, edhe me Berishën.
Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull. Berisha sot deklaroi që Basha është me atë. Basha vijon të heshtë. Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e PD-së, se sa të Departamentit të Shtetit.
Nuk dihet nëse Basha tashmë me shpatulla pas murit do e thyejë heshtjen. Ai gjithnjë kërkon ti nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Por sot Berisha foli dhe tha se nuk lëviz as nga PD as nga e tija.
A pi më ujë që Basha t’i thotë Berishës se “ja, janë disa që po rrisin presionin nga brenda”?
Në rast se do të jetë përfundimisht i detyruar të ndahet formalisht nga Berisha, kjo nuk mund të bëhet me taktikën e tij të zakonshme që nxit të tjerë të flasin, ose u jep zemër pasi kanë folur. Heshtja e gjatë e Bashës nuk është pjekuri, maturi, kujdes për PD e hutuar, por është frikë dhe pazotësi për të udhëhequr.
Po pse e do atë karrike? Pse do që të jetë kryetar, kur nuk i del zot partisë në situatën më të vështirë? Pse e do karriken kur nuk ka asnjë vullnet për të ngritur një opozitë të re? Kur nuk ka as idenë më të vagullt se si duhet të jetë një opozitë e re?
Basha, përkundrazi fërkon vulën dhe pret që të kalojnë edhe këto probleme. Por problemet që ka sot PD nuk kalojnë dot lehtë. Ne kemi probleme me demokracinë, me rininë dhe gruan shqiptare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na duhet një Lider që nuk shpreson t’i varrosë këto probleme por që t’i zgjidhë këto probleme.
Sot për sot kemi një kryetar, por nuk kemi lider!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38