Flash News

E-TJERA

"Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar", eksperti: Kanalet kulluese e pamundur të pastrohen

"Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar", eksperti:

Eksperti Ilir Pilku shprehet i bindur se përmbytjet dhe dëmet në bujqësi lidhen drejtpërdrejt me mungesën e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se kanalet nuk po pastrohen në mënyrë efektive për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme teknike dhe menaxheriale.

“80% e kanaleve kulluese janë në administrimin e pushtetit lokal. Mos të bëjnë justifikime në media se janë totalisht në buxhetin e tyre. Sesa kanë qenë të aftë të ndërtojnë plane zhvillimi kjo vlen për ta diskutuar dhe mendoj që nuk është bërë e tillë. Nga 61 bashki që kemi 80% e drejtuesve janë politikë dhe nuk janë teknikë dhe nuk kanë asnjë vizion zhvillimi. Dhe vijmë në këtë situatë”, tha ai. 

Sipas Pilkut, në Shqipëri shumica e tokave bujqësore kërkon funksionim të hidrovoreve dhe të rrjetit kullues, teksa solli në vëmendje se vetëm 50 ekskavatorë kemi në total nuk mund të pastrojnë 5-6 milionë ton llum që mblidhen në një vit.

75 mijë hektarë tokë i kemi me gravitet, pjesa tjetër që kërkon funksionim të mirë të hidrovoreve se vetë kanalet kulluese në një vit kalendarik mbledhin 5-6 milionë ton llum e papastërtira, të cilat duhet të pastrohen. 50 ekskavatorë kemi në total, na i ka dhënë banka botërore. Kjo forcë logjistike nuk mund të pastrojë 15 700 km kanale kulluese që ka Shqipëria”, theksoi ai. 

 

Të fundit