Flash News

E-TJERA

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Të shtunën dhe të dielën, moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike, në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e dielë. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë

Të fundit