Flash News

E-TJERA

Keni makina luksoze? Do të jeni në 'lupën' e policisë

Keni makina luksoze? Do të jeni në 'lupën' e

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.

Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale të zotëruesit të saj.

Në përpjekje për të luftuar informalitetin dhe pastrimin e parave, brenda vitit 2026 pritet të ngrihet edhe Regjistri i Pasurive të Tatimpaguesve.

Në të do të përfshihen si pasuritë e luajtshme monetare, ashtu edhe ato të paluajtshme në prona. Në regjistrin që ishte planifikuar të ngrihej vitin e ardhshëm, fillimisht do të listohen më të pasurit, për tu zgjeruar më pas me të tjera kategori.

Nismat që pritet ë zbatohen në dy vitet e ardhme, me qëllim edhe reduktimin e “cash-it” janë të ngjashme me operacionin “Forca e Ligjit”, por zbatimi i tyre nuk do të bëhet nga Policia e Shtetit, por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Të fundit