Flash News

E-TJERA

Kërcënimi i ISIS-K, stadiumet e Parisit dhe Madridit nën masa të rrepta sigurie

Kërcënimi i ISIS-K, stadiumet e Parisit dhe Madridit nën masa

Siguria pranë stadiumeve të futbollit në Evropë vijon të jetë e rritur pas kërcënimeve nga Shteti Islamik. Prania e policisë u përforcua për ndeshjet çerekfinale të Champions League.

Në Paris, prania e agjentëve të policisë përpara ndeshjes PSG-Barcelona, mbrëmjen e së mërkurës, është intensifikuar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës.

Tifozët duket se nuk e patën problem nivelin e lartë të sigurisë për ndeshjet e së martës, siç ishte rasti i Stadiumit të Emirateve në Londër, ku Arsenali priti Bajernin e Mynihut.

“Mendoj se me gjithë gjërat që po ndodhin në bota një masë e tillë është e pritshme”, deklaroi një tifoz.

Më shumë policë se zakonisht kishte edhe mbrëmjen e së martës në “Santiago Bernabeu”, ku Reali i Madridit dhe Mançester Siti u përballën me njëri-tjetrin.

Shteti Islamik ka kërcënuar me sulme edhe në stadiumin “Civitas Metropolitano”, ku në mbrëmje Atletiko Madrid do të presë Borusian e Dortmundit.

Të fundit