Flash News

E-TJERA

‘Kërcënimi’ i Ramës për bashkitë, Fuga: Propagandë elektorale!

‘Kërcënimi’ i Ramës për bashkitë, Fuga:

Akademiku Artan Fuga ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mos financim të bashkive të djathta pas 14 majit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Fuga tha se duhet të ishte shmangur dhe se do të ishte gjë gabim i madh nëse do të kthehej në realitet.

“Mendoj që është pa baza, nuk mund të thuhet kjo gjë, sepse mbi të gjitha pushteti vendor është autonom në raport me qeverisjen dhe paratë e buxhetit nuk janë të PS por të qytetarëve.

Propagandë elektorale që nuk besoj se mund të ndodhë, por nëse ndodh do ishte një gabim i rëndë, një defekt i rëndë i qeverisjes në Shqipërisë.
Përdorimi në fushatë do ishte mirë të ishte evituar”, u shpreh Fuga.

 

Të fundit