Flash News

E-TJERA

Kërcënohet gjyqtari në Tiranë, arrestohet autori

Kërcënohet gjyqtari në Tiranë, arrestohet autori

Një gjyqtar është kërcënuar në Tiranë. Policia ka vënë në pranga autorin e kërcënimit. Ai është arrestuar në në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Autori i kërcënimit është A. L., 39 vjeç. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”. Ndërkohë nuk dihet ende se kush është gjyqtari i kërcenuar.

"Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim  për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit