Flash News

E-TJERA

Kërcënohet me jetë gazetari Isa Myzyraj

Kërcënohet me jetë gazetari Isa Myzyraj

Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, është kërcënuar me jetë përmes një e-maili që ka mbërritur në postën personale elektronike dhe në atë të punës.

Mesazhi i përçuar me e-mail përmban fjalë fyese dhe kërcënuese.

“Haj Hitler, Hitler, Hitler. Ti dhe të gjithë kur**t LGBT, vdekje, vdekje, vdekje. Ne nazistët do rikthehemi dhe do të jetojmë në Tiranë për të ringjallur Hitlerin, Hitlerin, Hitlerin. Përshëndetje Isa Myzyraj, për shkak se më more vendin e punës, kjo është ajo çfarë do të ndodhë ty së shpejti. Ne do të ia bëjmë Isa-s siç bëri Hitleri”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

I pyetur nga BIRN, Myzyraj ka thënë se dërguesi është një emër i huaj dhe dyshon se vjen për shkak të punës së tij si gazetar.

“Nuk mund ta them me saktësi nga ka ardhur ky kërcënim. Ajo për të cilën jam i sigurtë është se kjo është bërë për shkak të punës sime si gazetar, por edhe si aktivist.

E-maili u është drejtuar dhe punëdhënësve të mi, ç'ka më bën të dyshoj se ky kërcënim ka lidhje me punën time,” tha Myzyraj, duke përmendur se media ku punon e ka kontaktuar menjëherë duke i ofruar mbështetje.

Sipas Myzyrajt, ky kërcënim vjen edhe si pasojë e fushatave të dezinformimit nga grupet radikale anti-semitiste dhe anti-LGBT që kanë qarkulluar në mediat shqiptare.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, “SafeJournalist” u solidarizua me Myzyrajn, duke shprehur shqetësimin për këtë rast i cili sulmon jo vetëm gazetarin në fjalë, por edhe lirinë e medias.

"Më 12 mars 2024, një email nga një llogari e dyshimtë u mor në kutinë e postës elektronike të ekipit redaktues të televizionit Ora Neës dhe menaxhmentit të tij. Përmbajtja e këtij komunikimi kërcënon shprehimisht jetën e gazetarit të Ora Neës, Isa Myzyraj.

Mesazhi përmban një gjuhë të rrezikshme dhe antisemitike, duke shpërndarë jo vetëm mesazhe kërcënuese në lidhje me integritetin profesional të gazetarit Myzyraj, por edhe duke përdorur narrativa të bazuara në orientimin seksual.

 “Safe Jornalist” shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me këtë rast të paprecedentë, i cili cenon fuqishëm lirinë e medias, si dhe integritetin personal dhe profesional të gazetarit Myzyraj. Është thelbësore të adresohen dhe të merren hapa të menjëhershëm për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve, duke kundërshtuar çdo formë kërcënimi dhe dhune në shoqërinë tonë", thuhet në reaigm.

Të fundit