Flash News

E-TJERA

Kërcënoi klientin s’e nuk i pagoi drogën, arrestohet ‘Super Mario’ shqiptar në Itali

Kërcënoi klientin s’e nuk i pagoi drogën, arrestohet

Karabinierët në Itali kanë vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar, Mareglen Metushi, i njohur me nofkën ‘Super Mario Bros’.

Mediet italiane raportojnë se Metushi u arrestua dy ditë më parë, teksa kërcënoi me armë një klient që donte të blinte një sasi droge nga ai. Metushi ka tentuar ta qëllojë me armë, por kjo e fundit u bllokua. Shqiptari duhet të vuajë 9 vite e gjysmë burg për trafik droge, zhvatje dhe grabitje.

33-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chieti dhe Lancianese. Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të punonte, ai shiste drogë dhe kishte kontakte me shkelësit më të rrezikshëm të Teatinës dhe Peskarës.

Metushi nuk e mbante kurrë drogën me vete, ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve. Ngarkesat ishin fshehur në pyll, nën tokë.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 160 gram kokainë të pastër.

Të fundit