Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me armë punonjëset e hotelit, arrestohet pronari, procedohet i ati

Kërcënoi me armë punonjëset e hotelit, arrestohet pronari,

Është vënë në pranga pronari i një hoteli, Emanuel Shkëmbi, i cili një ditë më parë kërcënoi me  armë gjatë një konflikti verbal, punonjëset e hotelit të tij.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht edhe babain e Shkëmbit, pasi ushtroi dhunë ndaj shtetases A.K. Policia ka proceduar shtetasin P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

“Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar "THE GUNE", ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.

Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.

Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

- 1 armë zjarri tip Pistoletë.

- 1 krëhër Pistolete.

- 8 fishek 9mm.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal”, njofton policia.

Të fundit