Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me armë të riun, arrestohet 32-vjeçari nga Berati

Kërcënoi me armë të riun, arrestohet 32-vjeçari nga

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi kërcënoi me armë zjarri 26-vjeçarin me iniciale E.P., te tregu i mallrave të përdorura në Berat. Ky i fundit ishte dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike".

32-vjeçari u arrestua në lagjen “30 Vjetori”, ku fillimisht pasi ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet, por është kapur pas disa minutash ndjekje.  

Njoftimi i plotë:

Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej, kapet gjatë ndjekjes nga Policia 32-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Të fundit