Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me armë të riun pas konfliktit në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Lushnje

Kërcënoi me armë të riun pas konfliktit në lokal,

Ortenc Dyrmishi, 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, është arrestuar nga Policia e Lushnjës pas një ngjarjeje të rëndë ku ai dyshohet se ka kanosur me armë një 20-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 12 janar 2025, Dyrmishi ka qëlluar në ajër me pistoletë pranë banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta që kishte nisur në një lokal të fshatit Dushk.

Autori i dyshuar ishte shpallur në kërkim dhe u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Materialet procedurale për këtë çështje i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit