Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Vrulli i turizmit, i nisur që nga fillimi i këtij viti, me një rritje të ndjeshme të hyrjeve të numrit të të huajve në vend, duket se u frenua disi në qershor.
Në statistikat zyrtare nuk u pa një shqetësim i tillë, teksa u raportua se në 6 muaj në Shqipëri hynë 4.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 34% më shumë në raport me 6-mujorin e një viti më parë.
Krejt papritur, në rrjet nisën të qarkullonin plazhe bosh (diçka që ka ndodhur çdo vit në disa raste edhe pa bazë), pastaj nisën ankesat e çmimeve të larta nëpër faqe të posaçme e blogje të turizmit dhe në fund u hodh edhe teza se po na sabotonin fqinjët për të na marrë suksesin.
Shqetësimi u bë real kur vetë operatorët turistikë nisën të pranonin se deri në maj, gjithçka ishte mirë, por qershori dhe fillimi i korrikut nuk ishin ashtu siç priteshin. Kishte më pak rezervime dhe shkak për këtë ishin bërë çmimet.
Që të kishte një rritje të tyre, në kushtet e rritjes së kërkesës, kjo ishte diçka e pritshme, por virusi i përfitimit maksimal nga momenti duket se përfshiu gjithë Jugun e vendit, duke marrë me vete edhe atë grup që kishin treguar maturi.
Imazhi i brishtë turistik i Shqipërisë së lirë, me plazhe mahnitëse si në Maldive u lëkund fort, diçka që ngriti alarmin edhe te qeveria që më herët nuk po pranonte se vrulli i turizmit po tejkalohej nga vrulli i çmimeve, duke rrezikuar seriozisht sezonin.
Kryeministri Edi Rama do ta cilësonte këtë një strategji vetëvrasëse dhe kërkoi që bizneset të reflektonin.
“Qeveria dhe bashkitë nuk i vendosin çmimet, kjo është shumë e qartë, ky është sistemi që kemi zgjedhur dhe nuk vendosim dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i kontrollojmë dot apo nuk i imponojmë dot.
Por ama, në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olti(iu drejtohet kryebashkiakëve), ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve, është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve.
Është shumë e rëndësishme të flitet dhe t’u thuhet që kjo është, jo vetëm e padrejtë, se mbase në kushtet e kapitalizmit fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë nuk e perceptojnë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë, është strategji vetëvrasëse” do të shprehej Kryeministri.
Çfarë ndodhi me çmimet, rritje nga 20% deri në dyfishim
Viti 2023 u mbyll me një rekord historik vizitorësh për vendin dhe një numër të huajsh që hynë në vendin tonë prej 10.5 milionë.
Me një rritje të qëndrueshme vit pas viti, Shqipëria u bë trend edhe këtë vit, e lakuar për çmimet e lira, kulinarinë dhe autentiken duke u bërë e preferuara e blogerëve dhe udhëtarëve të aventurës, por edhe tureve të kulturës.
Rritja e kërkesës në njërën anë, por edhe investimet e strukturave para sezonit dhe shtrenjtimi i kostove dhanë ndikim, duke nxitur një rritje paraprake të çmimeve të bëra në maj, në nivelin 20%.
Flukset e shtuara krijuan bindjen, sidomos për Ksamilin, që ishte sërish epiqendra e promovimit, se turistët ishin të gatshëm të paguanin çdo lloj çmimi për ta vizituar.
Strukturat e mira rritën çmimet në nivele deri në 50% kurse ato mesatare gati i dyfishuan. Të njëjtin shembull ndoqi Saranda dhe Vlora, por këtu rritja kufizohej në përkatësisht 20% dhe 30% dhe jo në të gjithë hotelet.
Një situatë si kjo duket se nuk u kapërdi lehtë nga udhëtarët në “buxhet” (që nuk duan të shpenzojnë shumë) që vizitojnë vendin tonë.
“Kërkesa e madhe solli rritjen e çmimeve, diçka që në fazën e parë, pa nisur ende plotësisht sezoni ishte “mirë”, sepse tregu funksionon sipas kërkesë-ofertës.
Ajo që ndodhi më pas është që ndryshoi tipologjia e turistit dhe nga mosha e mesme dhe e tretë që përcaktonin destinacionin, erdhën të rinjtë, që sollën një tjetër tendencë: përfitim të shpejtë në akomodim, por rënie të shpejtë të gjenerimit të të ardhurave te shërbimet si restorante, fast-food, shërbime të ndryshme turistike”, – shprehet Arben Çipa nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë.
Për kreun e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, rritja nuk ka qenë vetëm në një pikë, por në gjithë bregdetin, ku më shumë e ku më pak, por më e theksuar në Jug.
“Rritja e çmimeve nga strukturat e mira ka rritur kërkesën tek ato më mesatare apo modeste dhe këto të fundit sërish kanë aplikuar një rritje që për konsumatorin mund të shihet si abuzive.
Sot jemi para faktit që çdo strukturë, madje edhe shtëpitë pritëse në fshatra si Dhërmiu, Qeparoi, Borshi apo edhe qyteti i Himarës kanë rritur çmimet. Saranda ka një marzh më të ulët të rritjes, me 20%” pohon ai.
Gazetari Enrik Mehmeti vlerëson se rritja ka qenë në raste sporadike por efekti negativ për të krijuar një perceptim se kudo është shtrenjtë i ka dëmtuar të gjithë.
“Në shumë prej plazheve që keni parë në rrjetet sociale bosh, ka pasur rritje të ekzagjeruar çmimesh dhe sinjalizimet e bëra nëpërmjet aplikacioneve nga turistë që mund t’i kenë vizituar apo pyetur, kanë bërë që të jetë ky efekt.
Duke qëndruar bosh, këto biznese kanë reflektuar tani duke ulur çmimet, por dëmi është bërë. Kjo situatë ka krijuar një disnivel të tillë, plazhe të mbipopulluara dhe plazhe bosh”, – shprehet ai.
Më pak vendas dhe shqiptarë të Kosovës në bregdet, shkak çmimet
Amullia që u krijua me rritjen e çmimeve duket se ka stepur një pjesë të mirë të vendasve dhe shqiptarëve të Kosovës për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Agjencitë raportojnë për nivele rekord rezervimesh jashtë Shqipërisë kryesisht në Greqi dhe Turqi, teksa Kosova po shijon vitin e parë të lirisë në zonën Shengen, por edhe çmimet luajnë rolin e tyre në këtë.
“Hotelet që janë jashtë garancive kanë shfaqur probleme në qershor, por edhe në korrik, për të plotësuar kapacitetin e tyre. Kjo kategori strukturash është ndikuar kryesisht nga shqiptarët e Kosovës pasi ishin ata që vendoseshin në hotele të vogla pa mëngjes apo apartamente.
Kjo klientelë pothuajse mungon në këto struktura këtë vit” pohon z. Kasa. Shqiptarët e Kosovës duket se po shohin ofertat ekonomike të pushimeve, ku Greqia dhe Mali i Zi duket se qëndrojnë në krye.
“Jam vazhdimisht në komunikime me operatorët më kryesorë që zhvendosnin pjesën e Kosovës drejt bregdetit tonë dhe normalisht raportojnë që liberalizimi i vizave e ka ndikuar vendimmarrjen. Tashmë shqiptarët e Kosovë kanë më tepër zgjedhje dhe ikin edhe në destinacione të reja.
Ne e prisnim që kjo të vinte si tendencë me liberalizimin. Por duhet të nënvizoj që edhe ofertat që kanë bërë vendet fqinje si Greqia, në disa rajone si për shembull Haldikidi, apo Ulqini në Malin e Zi kanë qenë shumë të mira.
Për Sarandën dhe Vlorën shoh që ka pak interes edhe si efekt i çmimit disi më ndryshe për Shëngjinin”, pohon Arben Çipa nga “Sipa Tours”.
Hotelet pas rënies së vizitorëve, ulin çmimet, tur-operatorët: Të reflektojmë
Hotelet në bregdet duket se kanë reflektuar menjëherë pas frenimit të numrit të vizitorëve si efekt i çmimeve. Në Sarandë, ulja e çmimeve nisi në prag të 15-ditëshit të dytë të korrikut. Rrahman Kasa shprehet se reagimi i menjëhershëm me ulje të çmimeve është ajo që mund të shpëtojë disi sezonin.
“Të ulin çmimet. Saranda ka nisur tashmë ta bëjë këtë sipas bisedave me hotelierë aty. Mendoj se një dëm i konsiderueshëm në imazh për këtë sezon u bë. Isha në Itali dhe takova disa qytetarë që ishin në Shqipëri vitin e kaluar.
Përshtypjet e tyre ishin të mira me përjashtim të trafikut dhe dendësisë së çadrave. Sivjet thanë se nuk do të vijmë në Shqipëri, se kemi pyetur dhe çmimet janë më të larta dhe me të njëjtat çmime nuk kemi pse të kalojmë detin, qëndrojmë këtu”, – shprehet ai.
Vlora, nga ana tjetër, duket se po kërkon të ruajë balancat me zona ekonomike për ata që nuk duan të shpenzojë dhe zona më elitare për turistët që duan shërbime më të mira. E rëndësishme sipas tij është që gjithkush mund ta gjejë veten.
“Vlora hyn te zonat mesatare dhe të ulëta për sa u përket çmimeve. Në disa raste sporadike pati rritje të tyre në Vlorë por siç thashë më lart, ata që i rritën e pësuan.
Çmimet mesatare por edhe te disa që klasifikohen të larta, i gjen në zonën e Radhimës ku disa plazhe dhe restorante i kanë rritur me gati 30% dhe në qershor dhe në mesin e korrikut ishin bosh.
Qyteti brenda dhe Zvërneci është në të njëjtat nivele si vitin e kaluar. Kjo ka bërë që të ketë një rritje të ndjeshme në këto dy zona”, – shprehet z. Mehmeti.
Për Arben Çipën, ende mbetet një pjesë e mirë e sezonit para ku biznesi mund të tregohet më i matur dhe të përmirësojë gjendjen e krijuar.
“Kemi ende para “pjesën e luanit” sa i takon verës dhe kemi kohë të reagojmë nga sot për nesër, duke mos u treguar egoistë, për të shkruar drejt çmimeve të logjikshme që justifikojnë atë që ofrojmë dhe atë që i merr turisti.
Ky reflektim duhet të vijë nga tregu, pra të gjithë si industri që të korrigjojmë menjëherë atë që na dëmton dhe jo si individë” nënvizon z.Çipa./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38