Flash News

E-TJERA

Kërkohet arrestimi i Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Kërkohet arrestimi i Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Pozita penale e Ballukut është rënduar pasi në dosjen hetimore përfsihet edhe kërcënimi dhe intimidimi i vazhdueshëm i vartëses së saj M. K.

“Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo ishte njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion me forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj)”, thuhet në dosjen hetimore.

Opozita dhe Niko Pleshi janë ‘përplasur’ për aktet hetimore që SPAK ka paraqitur në Kuvend në kërkesën për heqjen e mandatit të Ballukut. PD ka deklaruar se Peleshi i mban të fshehta aktet penbale të cilat ia ka dorëzuar Ballukut dhe jo anëtarëve të Komisionit të Mandateve.

Kuvendi nga ana tjetër ka deklaruar se aktet janë sekret hetimor dhe nuk mund të shpërndahen.

Të fundit