Flash News

E-TJERA

Kërkoi bllokimin e garës për 60 hetuesit e BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e kandidatit

Kërkoi bllokimin e garës për 60 hetuesit e BKH-së, Gjykata

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e një prej kandidatëve për të qënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Elbasani. Ky i fundit pretendon për parregullsi në procesin e përzgjedhjes së 60 oficererëve që do të punojnë në FBI-në shqiptare.

Ardit Elbasani, kërkoi bllokimin e garës edhe pse BKH e pranoi gabimin në skualifikimin e tij nga gara.

Përpos Ardit Elbasanit Komisioni i Vlerësimit në BKH është paditur edhe nga 7 aplikantë të tjerë, të cilët pretendonin se është falsifikuar formulari i garës dhe ata janë skualifikuar nga gara.

Gara për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhet në fazën e fundit, por ky organ i ri i drejtësisë nuk do të jetë i plotë, pasi vetëm 55 kandidatë po vijojnë garë.

 

Të fundit