Flash News

E-TJERA

Kërkoi fushatë denigruese për prokurorët, Veliaj ‘qahet’ se pse është përgjuar

Kërkoi fushatë denigruese për prokurorët, Veliaj

Po mbahet në Apelin e GJKKO-së seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, ka shprehur pakënaqësi për përgjimet që iu janë bërë takimeve dhe telefonatave të tij me familjarët.

Nga këto përgjime të cilat u bënë me vendim gjykate, rezultoi se Veliaj kishte kërkuar të ndërmerrej një fushatë denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes.

Megjithatë Veliaj është ankuar se pse është përgjuar e jo se pse ka kërkuar denigrimin e prokurorëve.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, tha Veliaj.

Të fundit