Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirinë, Apeli i Posaçëm cakton datën e seancës për Lefter Kokën

Kërkoi lirinë, Apeli i Posaçëm cakton datën e

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit Lefter Koka. Ky i fundit do të dalë para trupit gjykues më 2 janar në orën 10.30.

Seanca vjen pas kërkesës për zbutje të masës së sigurisë. Koka apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi të dalë nga qelia.

“Nuk jam i rrezikshëm! Nuk i shmangem hetimit dhe nuk kam shkelur asnjë ligj”, u shpreh Koka teksa kërkoi lirinë.

Ish-ministri është arrestuar me urdhër të SPAK-ut. Ai akuzohet për "Pastrim të parave", "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre". 

Në kohën kur ishte ministër Mjedisi, Koka akuzohet se ka abuzuar me detyrën lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Të fundit