Flash News

E-TJERA

Kërkoi pafajësi për djalin e përfshirë në atentat, ekzekutohet në Shkodër Ismet Çekorja

Kërkoi pafajësi për djalin e përfshirë në atentat,

Ismet Çekorja ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Kiraz të Shkodrës.

Çekorja mbeti fillimisht i plagosur nga të shtënat, por më pas ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi pranë ish-shkollës veterinare.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja.

Kujtojmë se Ismet Çekorja para pak ditësh kërkoi drejtësi për djalin e tij Bajram Çekorja, i cili u shpall në kërkim si i dyshuar në atentatin ndaj Alban Bruçit. Ismet Çakorja denoncoi në media se djali i tij nuk ka lidhje me atentatin ndaj Bruçit duke akuzuar për sulm nga bandat e krimit.

“Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

 

Të fundit