Flash News

E-TJERA

Kërkoi pezullimin e dënimit, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Lallës

Kërkoi pezullimin e dënimit, Apeli i Posaçëm rrëzon

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për pezullit të dënimit me dy vite burg.

Vendimi përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë së ish-kryeporokurorit.

Pasi u pre urdhër-arresti për Lallaën, policia shkoi në banesën e tij, por nuk e gjeti. Pas gati dy javëve kërkim brenda territorit të vendit dhe pas mosgjetjes së tij, SPAK nënshkroi procedurën e kërkimit ndërkombëtar për Llallën, duke ia përcjellë shkresën INTERPOL-it.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pafajësinë në të gjithë betejën ligjore që vazhdon prej vitesh.

Të fundit