Flash News

E-TJERA

Kërkoi pezullimin e dënimit, Gj.L refuzon kërkesën e Adriatik Llallës

Kërkoi pezullimin e dënimit, Gj.L refuzon kërkesën e

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Kjo kërkesë u shoqërua me arsyetimin se vuan nga një dhe se izolimi në burg do i sillte pasoja për shëndetin.

Avokat i tij, Sokol Hazizaj u shpreh se "Gjykata e Apelit në Romë ka pranuar faktet e gjendjes së tij shëndetësore të rënduar dhe ka refuzuar në një farë mënyre kërkesën e autoriteteve shqiptare ekstradim. Italia e njeh gjendjen shëndetësore të rënduar dhe ka pezulluar ekstradimin. Çuditërisht gjykata shqiptare se njeh."

Llalla vazhdon të jetë në Itali, ndërsa pasuritë e tij janë konfiskuar. Kujtojmë se ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

 

Të fundit