Flash News

E-TJERA

Kërkon pezullimin e dënimit, shtyhet vendimi për Adriatik Llallën

Kërkon pezullimin e dënimit, shtyhet vendimi për Adriatik

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vijon betejën me drejtësinë duke kërkuar pezullimin e dënimit prej 2 vitesh burg.

Kërkesa e Llallës po shqyrtohet në Apelin e Posaçëm. Ish-kryeprokurori nuk është dakord me trupën gjykuese dhe ka kërkuar përjashtimin për njëanshmëri.

Gjykata vendosi të shtyjë gjyqin për shqyrtimin e kërkesës së Adriatik Llallës në datë 10 nëntor, ora 10:00. Ish-kryeprokurori u dënua me 2 vite burg për fshehje të pasurisë si dhe për 5 vite iu hoq e drejta e kryerjes së çdo funksioni publik.

Aktualisht Llalla është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Të fundit