Flash News

E-TJERA

Kërkuan heqjen e masës “arrest shtëpie”, shtyhet sërish seanca për Berishën dhe Malltezin

Kërkuan heqjen e masës “arrest shtëpie”, shtyhet

Është shtyrë sërish seanca për kreun e PD, Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi, ku do të shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë.

Pas shtyrjes, u vendos që seanca të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.



Avokatet kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha dhe Malltezi hetohen prej tre vitesh,pa akuze, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

 

Të fundit