Flash News

E-TJERA

Kërkuan përjashtimin e gjyqtares për statusin e PD, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e grupit Alibeaj

Kërkuan përjashtimin e gjyqtares për statusin e PD, Gjykata e

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Po ashtu, Gjykata e Apelit ka gjobitur ankimuesit me 10 mijë lekë të reja. 

“Gjykata vlerëson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nuk ka asnjë bazë, që të pranohet dhe se ndryshe nga pretendimi, nuk verifikohet asnjë arsye që objektivisht e bën atë të duket jo e paanshme në raport me subjektin ankues.

Referuar këtij përfundimi, sjelljes së kërkuesit në proces dhe bazuar në nenin 76, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile, duhet aplikuar sanksioni ligjor i gjobës në shumën 10,000 lekë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

 

 

Të fundit