Flash News

E-TJERA

KESH hap portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës

KESH hap portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka hapur portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës.

Kjo pasi niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale në 288 metra.

Hapja e portave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta.

 Hapja e portave në Fierzë shoqërohet me shkarkime në Koman dhe në Vaun e Dejës.

Të fundit