Flash News

E-TJERA

Këshilla si drejtohet shteti, Begaj takon paraardhësit në detyrë te Pallati i Brigadave

Këshilla si drejtohet shteti, Begaj takon paraardhësit në

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj do të takojë sot paraardhësit e tij në detyrë. Ai do të diskutojë me Bamir Topin, Rexhep Mejdanin dhe Alfred Moisiun.

Takimi pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave. Me Moisiun, Begaj ka zhvilluar një takim edhe më herët. Begaj me Moisun kanë të përbashkët profesionin e ushtarakut.

Në takimin që zhvilluan pak ditë më parë, Moisiu i tregoi mbi përvojën e tij gjatë pesë viteve në Presidencë dhe i dha librin që flet mbi atë periudhë kohe “Midis Nanos dhe Berishës”.

Begaj ishte kandidaturë e Partisë Socialiste dhe u zgjodh me 78 vota pro.

Të fundit