Flash News

E-TJERA

Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot kryetarin e komanduar

Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot kryetarin e komanduar

Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot për të votuar se kush do të jetë kryetari i komanduar, pas dorëheqjes së Blerina Balës.

Dy emrat që përfliten për t’u zgjedhur kryetar i komanduar janë dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.

Bala qëndroi në detyrë për 2 muaj. Dorëheqjen e paraqiti tre ditë më parë duke argumentuar se shkak ishin disa çështje personale.

Të fundit