Flash News

E-TJERA

Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë pas skandalit ‘Gjici’: Ngjarje që nuk e meritonim

Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të

Është mbledhur sot për herë të parë Këshilli Bashkiak i bashkisë së Kukësit, pas video-skandalit të Safet Gjicit, i cili u dorëhoq pak orë pas publikimit të pamjeve erotike nga zyra e tij.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe e cilësoi skandalin një ngjarje që Kukësi nuk e meritonte.

“Kjo është një ngjarje që Kukësi nuk e meritonte”, tha ai.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Të fundit