Flash News

E-TJERA

Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 Janar, a do të vendoset Balluku përballë prokurorëve të posaçëm?

Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 Janar, a do të vendoset

Më 28 Janar, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Mbledhja do të mbahet në orën 12:00 dhe pritet që në Kryesinë e Kuvendit, përpos deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, të jenë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK.

Nuk dihet nëse Balluku do të vendoset përballë prokurorëve të posaçëm, apo do të përfaqësohet nga avokati i saj, njësoj si mbledhjen e shkuar.

Më 22 janar Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë në themel pezullimin nga detyra të Ballukut, ankimim që u bë nga kryeministri Rama i cili e ka cilësuar të paligjshëm pezullimin nga detyra të Ballukut, me vendim të GJKKO-së.

Të fundit