Flash News

E-TJERA

Këshilli Kombëtar/ Eridana Cano: Për të dëgjuar qytetarët në masë; Sejamini: Fund e krye propagandë

Këshilli Kombëtar/ Eridana Cano: Për të dëgjuar

Nisma Këshillimi Kombëtar e qeverisë në formën e një formulari për qytetarët me 12 pyetje për çështje të ndryshme është tema e emisionit ‘Politiko’ në Top Neës mbrëmjen e sotme.

Eridana Cano, drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje tha se nisma do të jetë periodike cdo vit dhe kjo metodë është parë si një instrument për të dëgjuar në masë zërin e qytetarëve.

Do jetë ushtrim që periodik. Qeveria do ta bëjë këtë pyetësor cdo vit, por kjo varet si do shkojë ushtrimi herën e parë.

Ne duam të marrim mendimin e qytetarëve për ceshtjet e parashtruara. Nuk kemi patur instrument për ti dëgjuar në masë qytetarët.

Kryeministri njihet për iniciativat e tij. Fakti që kemi 39 mijë përgjigje online janë 2500 përgjigje me postë. Kemi shpërndarë 90 mijë pyetësorë duke filluar nga Tirana, deri në 22 shkurt”, tha Cano.

Nga ana tjetër, gazetari Neritan Sejamini tha i prerë se qëllimi është propagandë.  

“Qëllimi është propagandë fund e krye. Me vjen për të qesh se në një vend ku s’ka demokraci befas qeveria del e shqetësuar për disa ceshtje.

Ka një ligj për konsultimin e publikut me çeshtjet mjedisore. Për cdo pallat duhet të kishte takime me njerëz para ndërtimit. Keni parë konsultime të tilla për këto leje ndërtimi? Është propagandë e përsëritur”, u shpreh gazetari.  

Të fundit