Flash News

E-TJERA

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen e ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen e ndërtimit për

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Veliaj thekson pasi jep disa të dhëna për Teatrin e ri, thekson se nuk do të ketë kulla në atë territor. Qeveria miratoi pak ditë më parë fondin për Teatrin e ri Kombëtar dhe pritet që së shpejti të fillojnë punimet.

Vlen të theksohet se Gjykatat Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për padinë e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Pak ditë më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese ku i kërkonte përshpejtimin e procedurave dhe dhënien e vendimit në afatin më të shkurtër të mundshëm, sa i përket kësaj çështjeje. Ata iu bënë thirrje dhe ndërkombëtarëve për të reaguar.

Postimi i Erion Veliajt:

KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)

AUDITORIUM 635 vende
BLACK BOX i vogël 150 vende
BLACK BOX i madh 350 vende
AUDITORIUM në taracë 500 vende
2 kate parkim
0 kulla në territor

Ecim para!

Të fundit