Flash News

E-TJERA

Këshilltarja e BE: Rama me draftin e Asociacionit tregoi se mban anën e Vuçiç

Këshilltarja e BE: Rama me draftin e Asociacionit tregoi se mban anën

Këshilltarja e BE-së Kati Schneeberger deklaron se kryeministri Edi Rama në veprimin e tij teksa dorëzoi në fshehtësi draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe tek presidenti francez Emanuel Macron tregoi qartazi se është në anën e Vuçiç.

Në një intervistë në Syri Tv, Schneeberger ka risjellë në vëmendje projektin ‘Ballkani i Hapur’ teksa  shprehet se të gjitha këto ngjarje janë vazhdë ku tregohen interesat ekonomike e politike të çiftit Rama-Vuçiç

“Në mënyrë private të gjithë mund të mendojnë se çfarë qëndrimi kanë për një çështje dhe të mendojnë për zgjedhjet e mundshme. Me këtë  lëvizje të kryeministrit Rama ai ka treguar se në anën e kujt qëndron. Njësoj si Vuçiç ai duhet të njohë sovranitetin e Kosovës dhe në bashkëpunim me Vuçiç  dhe sa i takon ‘ballkanit të hapur’ kanë treguar të gjitha interesat ekonomiko-politike  në këtë", u shpreh Schneeberger . 

 

Të fundit