Flash News

E-TJERA

Këtë vit festojmë me familjen e vogël, shëndeti mbi të gjitha!

Këtë vit festojmë me familjen e vogël, shëndeti mbi

Nata e ndërrimit të viteve në vend zhvillohet për herë të parë në kushtet e një viti të pazakont, ku vendi ndodhet në orë policore e cila nis prej 20:30 të mbrëmjes e përfundon në 06.00 të mëngjesit.

Ndaj dhe mënyra më e sigurt për të festuar këtë vit është të qëndrimi në shtëpi me familjen, pasi edhe aktivitetet për shkak të pandemisë nuk do të jenë të qendërzuara.

Pritet që orët e fundit të 2020-ës, konkretisht në Tiranë, të përcillen nga festa të organizuara që do të shtrihet në 11 njësitë administrave.

Ekspertët e shëndetit vazhdojnë të inkurajojnë njerëzit të praktikojnë sjellje të sigurta dhe të shmangin sa më shumë situatat që mund t’i ekspozojnë ata ose të dashurit e tyre ndaj virusit.

Në vendin tonë disa prej kufizimeve janë ende të fuqi siç është distancimi social, mbajtja e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, kufizimi i lëvizjes me orar dhe ndalimi i grumbullimeve në më shumë se 10 persona.

Mjekët paralajmërojnë se mënyra e vetme për të zvogëluar plotësisht rrezikun e infeksioneve të çdo lloj është të qëndroni sa më të izoluar.

Për këto festa e mira do të ishte te gjenit zëvëndësues virtualë për të qëndruar afër të dashurve tuaj.

Ndaj, 2021 ardhtë i paqtë për të gjithë shqiptarët!

Të fundit