Flash News

E-TJERA

KFOR: Kemi rritur numrin e trupave në veri të Kosovës

KFOR: Kemi rritur numrin e trupave në veri të Kosovës

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se gjatë kësaj jave ka shuar numrin e trupave dhe patrullave në veri të Kosovës.

“Ne po e monitorojmë nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka aftësi dhe personel për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në bazë të mandatit tonë që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha KFOR përmes një reagimi, duke shtuar se rritja e prezencës ushtarake ka nisur që nga muaji tetor.

 “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut”, u tha në reagimin e KFOR-it.

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është tensionuar ditëve të fundit, pasi që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

 

Të fundit